Edita Tahiri: Kurti 'nuk guxon me ba asociacionin'

  • a.p /
  • 27 December 2022 - 22:13
Edita Tahiri: Kurti 'nuk guxon me ba asociacionin'

Albin Kurti “nuk guxon me ba asociacionin”, ka deklaruar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj, Kurti “nuk guxon për shkak se e ka djeg Kosovën për atë punë dhe ka marrë vota për këtë”.

Mirëpo, ajo ka një këshillë për Kurtin.

“Po dihet që Kurti s’guxon me ba asociacionin, s’guxon, sepse e ka djeg Kosovën për atë punë dhe plus ka marrë vota për atë punë. Por ai mundet me thirr opozitën dhe me i thanë ‘nuk do ta pranoj asociacionin, por a keni naj ide si me zgjidh këtë, edhe mos me pranu por prapë me dhënë një formulë’. Debatet janë të rëndësishme në këto situata të rëndësishme”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)