Muja: Serbët në Veri janë të armatosur deri në dhëmbë, KFOR-i ti largon barrikadat

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 08:26
Muja: Serbët në Veri janë të armatosur deri në dhëmbë, KFOR-i ti largon barrikadat

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka thënë se serbët që kanë vendosur ato barrikada në rrugë “janë të armatosur deri në dhëmbë”, duke thënë se këtë gjë duhet ta ketë parasysh Kosova, përcjell "Kosova Sot Online".

Muja ka shtuar se do të kishte qenë më mirë që KFOR- i t'i largoj barrikadat.

Muja ka theksuar se barrikadat që pengojnë lirinë e lëvizjes, duhet të hiqen.

“Struktura e sigurisë në veri, është policia lokale, policia rajonale, FSK-ja dhe normalisht KFOR-i. Por, FSK-në e kemi përjashtuar vetë nga ajo pjesë. Serbët në veri janë të armatosur deri në dhëmbë. E këtë duhet ta ketë parasysh shumë populli i Kosovës. Policia e Kosovës i ka ata mekanizma edhe forcën proporcionale për t’i hequr barrikadat. Mirëpo, çështja është strategjikisht, pra do jetë më mirë nëse KFOR-i i largon barrikadat për të mos u dhënë mundësi grupeve ekstremiste të ekstremit të djathtë, që ato t’i keqpërdorin pastaj”, tha Muja.

“Barrikadat që pengojnë lirinë e lëvizjes, duhet të hiqen, sepse ato mirëmbahen nga Beogradi zyrtar”, tha Muja.

(Kosova Sot Online)