Serwer: Huliganët serbë po bllokojnë rrugët, ata "paguhen dhe kontrollohen nga Beogradi”

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 08:46
Serwer: Huliganët serbë po bllokojnë rrugët, ata

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka folur për tensionet në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Serwer ka thënë se qëllimi përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe ikja nga plani franko-gjerman.

Serwer tha se “huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, por edhe se ata “nuk janë banditë të rastit”, por ata që “paguhen dhe e kontrollohen nga Beogradi”.

“Sido që të jenë arsyetimet fillestare për këtë sjellje, efekti përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe për këtë arsye ende të paqartë franko-gjerman për “normalizim” të përkohshëm”, shkruan Serwer.

“Pushteti që tani është pas barrikadave do të bëhej pastaj pushteti që do të udhëhiqte institucionin që shteti i Kosovës e njohu dhe e pranoi. Do të ishte më se marrëzi ta bësh këtë, jo vetëm sepse ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)