Arrestohet një shqiptar në Bujanoc, serbët e akuzojnë për këtë arsye

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 08:57
Arrestohet një shqiptar në Bujanoc, serbët e akuzojnë për këtë arsye

Një person i nacionalitetit shqiptar, është arrestuar në Bujanovc, nga Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjell "Kosova Sot Online".

Shqiptari me  inicialet A.B, është arrestuar  nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit, njoftoi BIA më 27 dhjetor.

Sipas njoftimit, tek i dyshuari është gjetur “një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni”.

“Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në zonën e Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)