Ministri serb i mbrojtjes: Ushtria serbe është e gatshme

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 09:34
Ministri serb i mbrojtjes: Ushtria serbe është e gatshme

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria e Serbisë është e gatshme dhe e guximshme që ta mbrojnë vendin e tyre, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai tregoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë vonë u nis për t’i vizituar ushtarët në Rashkë dhe më pas për t’u takuar me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës atje.

“Ju e shihni guximin dhe vendosmërinë në sytë e tyre për ta mbrojtur popullin tonë. Askush nuk është në luftë dhe askush nuk dëshiron konflikte, por ushtria serbe është e gatshme, e guximshme dhe e vendosur për ta mbrojtur vendin tonë. Shpresoj që askush të mos testojë nëse kjo është e vërtetë”, tha ministri i Vuçiqit.

“Ishte shumë dinamike. Ato bisedime mes presidentit Vuçiq dhe përfaqësuesve të serbëve janë miqësore, por janë komplekse, sepse edhe rrethanat janë shumë sfiduese. Presidenti i njohu ata me të gjitha gjërat që Serbia po bën. Përfaqësuesit e serbëve e informuan për situatën në terren dhe çfarë i shtyu ata të shkojnë në atë lloj proteste paqësore dhe demokratike, siç janë barrikadat”, tha Vuçeviq.

“Serbia është e gatshme për një marrëveshje, por kjo nuk do të thotë të injorohen vijat e kuqe. Neve na takon të gjejmë një zgjidhje politike dhe në të njëjtën kohë ushtria dhe policia janë të gatshme ta mbrojnë Serbinë dhe të gjithë qytetarët e saj”, tha gjenerali serb.

(Kosova Sot Online)