Kurti për barrikaduesit e veriut: Kanë uniforma të errëta, janë tullacë e me mjekër

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 09:48
Kurti për barrikaduesit e veriut: Kanë uniforma të errëta, janë tullacë e me mjekër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupet kriminale në barrikada po imitojnë ish-gjeneralin e detashmenteve çetnike, Drazha Mihailoviqin, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka përshkruar edhe tiparet tjera fizike të barrikaduesve.

Albin Kurti, gjithashtu ka thënë se këto janë barrikada luftarake.

“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviqin”.

“Barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë Kurti në një intervistë për portalin Istraga.ba.

(Kosova Sot Online)