Aeroporti “Adem Jashari” kërcënohet me bombë, evakuohen pasagjerët dhe stafi

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 10:01
Aeroporti “Adem Jashari” kërcënohet me bombë, evakuohen pasagjerët dhe stafi

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka njoftuar se kanë pranuar një kërcënim me bombë, raporton "Kosova Sot Online".

Gara ka thënë se janë evakuar udhëtarët dhe personeli dhe se ata janë të sigurt.

Postimi i plotë:

Njoftim zyrtar!!

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”,

(Kosova Sot Online)