Kërcënimi me bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 10:08
Kërcënimi me bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një kërcënimi që ka marrur aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Prishtinë, me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese, aeroporti do të mbyllet përkohësisht, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se do t'i njoftojnë qytetarët në hapjen e aeroportit për qarkullim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se shpresojnë në mirëkuptimin e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.

(Kosova Sot Online)