Doris Pack- Richard Grenellit: Je gënjeshtar, po shpërndani lajme të rreme

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 10:44
Doris Pack- Richard Grenellit: Je gënjeshtar, po shpërndani lajme të rreme

Politikania gjermane, Doris Pack, i ka reaguar ish-emisarit presidencial të SHBA-së, Richard Grenell,  lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për situatën në veri të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online"

Pack  në "Twiter" e ka qujatur Grenellin gëjeshtar, duke i thënë se ai po luan altoparlantin e presidentit serb, Aleksander Vuçiqit.

Tutje, Pack ka shkruar se ish-emsiari Richard Grenell po vazhdon të shpërndaj lajme të rreme.

Pack tutje ka thënë se serbët që jetojnë në veri të Kosovës vuajnë si rezultat i kërcënimeve që iu bëhen nga pasardhësve të Vuçiqit.

Ajo tha se Serbët që jetojnë në Mitrovicë nuk keqtrajtohen nga qeveria e Kosovës.

“Ju ende po shpërndani lajme të rreme. Serbët që jetojnë në Mitrovicë po vuajnë nën kërcënimet dhe keqbërjet e pasardhësve të Vuçiqit nga Serbia. Ata nuk keqtrajtohen nga qeveria e Kosovës. Ti luan altoparlantin e Vuçiqit. Ju jeni një gënjeshtar”, ka shkruar Doris Pack.

(Kosova Sot Online)