Miratohet nisma: Patentë-shoferët e Kosovës pritet të njihen edhe nga Britania e Madhe

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 11:41
Miratohet nisma: Patentë-shoferët e Kosovës pritet të njihen edhe nga Britania e Madhe

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme, miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patent-shoferëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo do të mundësojë “që qytetarët tanë atje të kenë mundësi që patent-shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë me paten-shoferin e Mbretërisë së Bashkuar”.

(Kosova Sot Online)