Mediumi serb: Dejan Pantiq do të lirohet në arrest shtëpiak

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 11:54
Mediumi serb: Dejan Pantiq do të lirohet në arrest shtëpiak

Gazeta serbe “Blic”, duke u thirrur në burimet e saja, tha se sot ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq do të lirohet nga paraburgimi dhe do t’i vendoset masa e arrestit shtëpiak, përcjell "Kosova Sot Online".

Si pasojë e arrestimit të Dejan Pantiq, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët që çojnë në Jarinje dhe Bërnjak duke vendosur barrikada.

(Kosova Sot Online)