Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi shkon në piken kufitare të Merdares

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 12:15
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi shkon në piken kufitare të Merdares

Sikur që u bë e ditur, mbrëmë vonë, në Serbi është barrikaduar rruga që çon në Merdare, prandaj sot Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar  pikën kufitare në Merdare, e cila tashmë është jashtë funksionit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi të marten që ata që janë duke udhëtuar nëpër Serbi, të shfrytëzojnë një pikë tjetër kufitare, pasi ajo në Merdare ishte bllokuar.

Sipas Policisë së Kosovës, bllokimi i rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare në Merdare.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinje, Bernjak dhe Merdare, deri në njoftimin e radhës”, thuhej në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online )