Qeveria e Kosovës urgjentit të përgatitet me strategji investive zhvillimore për ta parandaluar euforinë e migrimit në vitin e parë të liberalizimit

Qeveria e Kosovës urgjentit të përgatitet me strategji investive zhvillimore për ta parandaluar euforinë e migrimit në vitin e parë të liberalizimit

Hajrullah Tërnava

  • 28 December 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani kur shanset për liberalizimin e vizave po na premtohen si një realitet i përfunduar, vetëm në pritje të ditës “D” për të filluar, janë ne pyetje muajt për një liberalizim të tillë, qeveria duhet të mobilizohet dhe të përgatitë projekt konkret të stimulimit të punësimit të fuqisë se re punëtore brenda vendit, për të parandaluar euforinë në rritje me tendencë të migrimit drejtë vendeve të perëndimit.

- Qeveria në pushtet duhet të bëjë çmos dhe të përafrohet me edhe me shtetet e zhvilluara mike që po kontribuojnë për liberalizimin e vizave, dhe t’iu shpjegohet atyre shteteve për një situatë të vështirë të gjendjes së papunësisë, si shkak i shpërnguljes së rinisë tonë në përqindje të madhe në shtetet e BE-së, dhe për mos ndodhur kjo situatë jo e lakmueshme e shpërnguljes për të rinjtë e Kosovës, ato shtete duhet që tani të fillojnë me investime në shtetin e Kosovës, për hapje të vendeve të punës me të ardhura të mira mujore.

Këtë mundë të bëjnë ato shtete të cilat do të tregohen mike të Kosovës edhe në vepër dhe jo vetëm në fjalë, dhe me këto veprime, rinia do të vetëdijesohet dhe do ta shfrytëzojnë shansin e punësimit në Kosovë, që në të shumtat e rasteve do të konkurronin për tu punësuar këtu dhe jo për të migruar jashtë vendit,duke shfrytëzuar fillimin e liberalizimit të vizave me një liri maksimale të lëvizjes. Sikur të arrihej ky qellim i investimeve, ky veprim i qeverisë në pushtet do të mbahet në mendjen e qytetarëve, dhe qytetarët do ta vlerësojnë këtë veprim të qeverisë që ta kenë një arsye plus pse edhe në zgjedhjet e radhës do tia japin votën kësaj qeverie, prandaj institucionet e shtetit të Kosovës në pritje të fillimit të liberalizimit të vizave në vitin që vjen, dhe mbrojtjes së vendit nga trendi në rritje i disponimit qytetar për tu larguar jashtë vendit duhet të punojnë 24 orë pa u ndalur, për të përfituar investitor me projekte serioze zhvillimore.

Gjithsesi se Liberalizimi i vizave do të jetë një anë tjetër e medaljes së rrezikshme me pasoja demografike, të zbrazjes së pa kontrolluar të shtetit nga fuqia vitale e krahut të punës, nëse qeveria nuk do të kontribuoj lidhur me shpjegimin që u dha me lartë, sepse anketimet e fundit të zhvilluara nga organizata të ndryshme kanë nxjerr në shesh analizën e cila flet se 55.7 % e qytetarëve të aftë për punë, janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën për një vend pune. Në anketimin e fundit të zhvilluar nga UBO CONSULTING janë nxjerrë rezultatet që flasin për disponimin në rritje për migrim, i cili lidhjen e ka në rrjedhat negative ekonomike dhe sociale të vendit. Në pyetjen ,nëse do t’u ipej mundësia për të punuar jashtë vendit, a do të pranonit?”, 55.7 % e qytetarëve janë përgjigjur se do të largoheshin menjëherë nga vendi. 39.3 % janë përgjigjur se nuk do të largoheshin ndërsa 5 % kanë refuzuar të përgjigjen.

Një fakt tjetër shqetësues i dal nga ky hulumtim, është se më të prirurit për ta lëshuar vendin janë grupmosha prej 18-24 vjeç ku 74.1% e të anketuarve nga kjo moshë janë përgjigjur se do të lëshonin vendin për një vend pune. Madje ky hulumtim tregon se të rinjtë nuk presin se do të hapen vende të reja të punës dhe se me politikat aktuale sociale nuk rritet mirëqenia qytetare. Në bazë të sondazheve me përqindje që tani i kemi këto rezultate, konstatimi është se të rinjtë që duan për të migruar në shtete të ndryshme, si shkak e kanë punësimin e tyre në ato shtete ku do të migrojnë, prandaj nëse qeveria do të arrinte që ti tërheq investitor nga shtetet e ndryshme të botës, dhe nëse ato investime do të jenë të suksesshme, atëherë është e sigurt se migrimi do të zvogëlohet dukshëm, dhe të rinjtë më nuk e kanë atë arsye dhe shkak të migrojnë, dhe ata do të punësohen në vendet e tyre ku jetojnë, ku do ta kenë mundësinë e punësimit, në ato vende të reja të punës, dhe nëse në të ardhmen vazhdohet me investime të tilla për vite të tëra edhe migrimi do të jetë shumë më i vogël. Investimet serioz për zhvillim të qëndrueshëm, do të stimulojnë edhe kthimin e atyre që janë larguar, të atyre që do e kërkojnë shansin punësimit në Kosove, që e kanë dashurin ndaj atdheut të tyre, që të kthehen me familjaret e tyre për të jetuar në vendlindjet e tyre, që shumëkujt i duket si vendi më i bukur i botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".