Përleshje masive në Prishtinë pas një aksidenti, nëntë persona arrestohen nga policia

  • S.A /
  • 28 December 2022 - 12:27
Përleshje masive në Prishtinë pas një aksidenti, nëntë persona arrestohen nga  policia

Raportohet se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit, palët e përfshira janë përleshur edhe fizikisht mes vete, për çka ka rezultuar me ndërhyrje të policisë dhe disa persona të arrestuar, shkruan "Kosova Sot Online".

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se për këtë rast janë shoqëruar në Polici nëntë persona.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor 9 persona. Njësitet përkatëse policore po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online )