Kurti: Kemi kapacitetet për t’i hequr barrikadat, KFOR-i na ka kërkuar kohë

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 12:53
 Kurti: Kemi kapacitetet për t’i hequr barrikadat, KFOR-i na ka kërkuar kohë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se KFOR-i javën e kaluar u ka kërkuar që t’u japin kohë për heqjen e barrikadave në veri, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka shtuar se kanë parë angazhim të KFOR-it lidhur me këtë çështje.

Kurti  tha se këto barrikada të vendosura në veri kanë mbështetjen politike nga Beogradi dhe financohen nga ta.

“Sa i përket barrikadave është e vërtetë që javën e kaluar ne na është kërkuar nga KFOR-t të japim më shumë kohë për heqjen e tyre, por unë jam optimist për këtë. Kemi parë vëmendje edhe angazhim të KFOR-it, por në të njëjtën kohë unë e ritheksoj që Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë kapacitetet për t’i hequr barrikadat që nuk janë barrikada civile që prapa tyre qëndrojnë njerëz të armatosur, që janë problem më i madh se barrikadat”, tha Kurti.

“Barrikadat e tilla janë vënë nga ata të cilët janë eksponentët të krimit të organizuar të cilët e kanë mbështetjen politike nga Beogradi dhe financimin prej andej”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)