Vdes stjuardesa shqiptare, 24 -vjeçarja pësoi atak kardiak

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 14:35
Vdes stjuardesa shqiptare, 24 -vjeçarja pësoi atak kardiak

Greta Dyrmishi, është stjuardesa 24-vjeçare që ka vdekur më datë 21 dhjetor, në aeroportin Standsted të Londrës, përcjell "Kosova Sot Online".

E ndjera dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën ‘Air Albania” në itinerarin nga Tirana në Londër.

Postimi i plotë i "Air Albania":

Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.

Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne.

Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë familjes.

(Kosova Sot Online)