Albin Kurti i bënë ftesë serbëve: Aplikoni për punë në institucionet e Kosovës

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 15:06
Albin Kurti i bënë ftesë serbëve: Aplikoni për punë në institucionet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar serbët e Kosovës që të aplikojnë për punë në institucionet e vendit, në mënyrë që të mbushin zbrazëtirat e krijuara pas dorëheqjeve e serbëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti ka shtuar se "Ne dëshirojmë paqe dhe përparim shoqëror".

Përveç kësaj, Kurti posaçërisht ftoi që të aplikojnë serbët të cilët nuk e kanë pasur rastin deri tani.

“Rritja ekonomike e këtij viti është 4% e bruto produktit kombëtar, kjo sjell optimizëm për ekonominë dhe njëherësh mirëqenie për të gjithë qytetaret sepse me ndihmën e masave sociale ne do ta ndajmë këtë rritje për të gjithë ju, dhe më së shumti atyre që kanë nevojë. Ne dëshirojmë paqe dhe përparim shoqëror. Vitin e ardhshëm, do të ndajmë një fond prej disa milionë eurosh për të gjitha kompanitë që do të punësojnë një fuqi punëtore multietnike, multikulturore, hendeku që ekziston brenda institucioneve tona të përbashkëta pas dorëheqjeve kolektive, kryesisht të imponuar, të disa qindra serbëve, ne nuk duam që ato t’i plotësojmë me shqiptarë, prandaj ftoj të gjithë serbët nga Kosova të aplikojnë për këto vende pune dhe posaçërisht serbët të cilët nuk e kanë pasur rastin deri tani”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)