Arrest shtëpiak për Pantiqin, Haxhiu: Si është e mundur? Akti më i rëndë që mund t'i bëhej vendit

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 15:24
Arrest shtëpiak për Pantiqin, Haxhiu: Si është e mundur? Akti më i rëndë që mund t'i bëhej vendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar zëvendësimin e masës së sigurisë për ish-policin serb,  Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak, ku ajo tha se ky është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit, raporton "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka shkruar se nuk mund ta kuptoj që dikush i cili akuzohet për vepër të rëndë për terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak.

Postimi i plotë:

Kërkesa dhe vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantic, është akti më i rëndë që mund t'i bëhej vendit nga institicionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues.

Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak.

Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës.

Në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit tonë, këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë.

(Kosova Sot Online)