U arrestua për mashtrim me pasoja të rënda/ Ish-drejtoresha e Bashkisë mori nga bizneset deri në 90 mijë euro

  • E.K /
  • 28 December 2022 - 15:49
U arrestua për mashtrim me pasoja të rënda/ Ish-drejtoresha e Bashkisë mori nga bizneset deri në 90 mijë euro

Zbardhen detaje nga akuza e ngritur për ish-drejtoreshën e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Vjola Sterjo. Ajo u arrestua nga policia e Korçës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, Vjola Sterjo, dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti.

Euronews raporton se Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë deri në 90 mijë euro.

Ajo u ka premtuar bizneseve se në këmbim do të përdorte influencën e saj në politikë që këta të fundit të përfitonin nga fondet e AZHBR-së.

Subjektet kanë paguar ryshfetin kundrejt premtimit për dhënien e fondeve që variojnë nga 1 milion deri 4 milionë euro.

(Kosova Sot Online)