Tmerrohet mërgimtari: Ia vjedhin mobilet dhe nxemjen komplet

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 16:00
Tmerrohet mërgimtari: Ia vjedhin mobilet dhe nxemjen komplet

Një mërgimtar nga Gjermania, ёshtё paraqitur të dielën në Stacionin Policor në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar se me të hyrë nё shtёpinё e tij e cila ndodhet nё rrugën “Shёn Jeronimi” nё Pejё, ka vërejtur sё shtёpia ёshtё boshatisur nga person/a tё panjohur.

Viktima deklaron se që pesё vite nuk ka qenё nё shtёpinё e tij dhe nga shtёpia iu janё vjedhur: “Nxemja komplet, tё gjithё radiatorёt e shtёpisё, të gjitha dhomat e fjetjes, mobilet e sallonit, kuzhinën komplet me te gjitha pajisjet teknike, rroba të veshjes etj. Vlera e dëmit sipas viktimës arrin diku rreth dyzet e pesё mijё (45.000) euro”.

Lidhur me rastin policia njofton se ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: I.B.  i lindur me 1983.

I dyshuari pas intervistimit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

(Kosova Sot Online)