Rakiq tregon çfarë i tha Vuqiç për barrikadat

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 16:34
Rakiq tregon çfarë i tha Vuqiç për barrikadat

Kam biseduar me preisdentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç pas lirimit të Dejan Pantic, ka theksuar kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rakiq ka thënë për Pink Tv se nga Vuqiç kanë dëgjuar “lajmin e mirë për lirimin e serbëve” dhe mendimin e tij se “do të ishte mirë të hiqeshin barrikadat”.

Ky zhvillim vjen pas deklaratës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)