Ja kush thotë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura 'Kosovë e Metohi' ka shkuar

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 17:22
Ja kush thotë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura 'Kosovë e Metohi' ka shkuar

Olta Xhaçka ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës pas akuzave të Ivica Daciqit ndaj saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ajo i ka kërkuar sërish Serbisë të mos justifikojë vendosjen e barrikadave dhe i ka thënë se ajo në çka Serbia shpreson, ka përfunduar përgjithmonë.  

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë sërish një koment rreth situatës në veri. Ajo thotë se nuk do të ketë konflikt të armatosur dhe gjithçka duhet të ndalet.

“As ushtria e Serbisë nuk do të hyjë në “Kosovo”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur. Kjo është e gjitha për shpërfaqjen e politikave të brendshme dhe nuk ka të bëjë aspak me interesat e njerëzve të zakonshme. Kjo është absurde, e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të rajonit tonë”, ka shkruar Xhaçka.

Ajo i ka kërkuar Serbisë të mos përkrah barrikadimin e rrugëve të veriut, që më herët e ka quajtur vepër të grupeve kriminale, e jo reaksion i qytetarëve serbë, sic pretendon pushteti serb.  


“Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri justifikimet e paaarsyeshme në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe duhet ta kuptojë përfundimisht se e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar. Përgjithmonë! Barrikadat nuk e mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm e rrezikojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, thuhet tutje në postimin e kryediplomates shqiptare.

Duke folur në emër të Shqipërisë, Xhaçka u kërkon liderëve në Kosovë dhe Serbi që të dialogojnë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian të insistojnë në dialog.

(Kosova Sot Online)