SHBA dhe BE kërkojnë ulje të menjëhershme të tensionit në kufirin Serbi-Kosovë

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 20:34
SHBA dhe BE kërkojnë ulje të menjëhershme të tensionit në kufirin Serbi-Kosovë

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Kosovës dhe Serbisë të mërkurën që të ndërmarrin hapa "të menjëhershëm" për të ulur tensionet në mes të trazirave në rritje në rajonin e tyre kufitar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të deeskaluar pa kushte situatën dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo frikësimet”, thanë BE-ja dhe SHBA-ja në një deklaratë të përbashkët pasi Kosova mbylli pikëkalimin e saj më të madh kufitar. 

 Ish-polici serb Dejan Pantiq i u arrestua më 10 dhjetor për sulm ndaj një oficeri të policisë në shërbim. Arrestimi shkaktoi protesta të dhunshme nga minoriteti serb i Kosovës. Ai u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shtëpiak, tha një zëdhënës i gjykatës të mërkurën, në përpjekje për të zbutur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)