Hill: Tash e tutje flitet vetëm se si do të zbatohet Asociacioni

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 18:35
Hill: Tash e tutje flitet vetëm se si do të zbatohet Asociacioni

Më nuk është në pyetje se a do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, a jo, tani flitet vetëm se si do të funksionojë dhe se si do të zbatohet ai, ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë për mediumin serb “Nova”, Hill i është referuar një deklarate të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, rreth formimit të Asociacionit.

“Z. Escobar e la thënë shumë qartë se kjo [formimi i Asociacionit] do të ndodhë, që për të ka dakordim të mëhershëm dhe mbetet një kusht. Tani pyetje nuk është se a bëhet apo jo Asocacioni i komuntave me shumicë serbe, por si do të fuksionojë dhe si do të zbatohet ai”, ka thënë Hill.

Në pyetjen se a ka Uashingtoni mekanizëm për ta detyruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ta formojë Asocacionin, ambasadori amerikan është përgjigjur se “logjika është mekanizmi më i fuqishëm”.


“Bashkësia e komunave serbe është një dakordim i mëparshëm dhe një obligim. Tani ne merrem me pyetjen se si duhet zbatuar ai. Dhe, nuk mendoj vetëm se është e drejtë për ta formuar atë. Mendoj se është logjike. Dhe, mendoj se logjika është mekanizmi më i fuqishëm”, ka deklaruar Hill. 

(Kosova Sot Online)