Simbolin përkujtimor në Kosovë e mbështetë edhe regjisorja e njohur
Propozimin për simbolin përkujtimor të gjenocidit në Kosovë, e ka mbështetur e dhe regjisorja e njohur Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Regjisorja dhe aktivistja norvegjeze e të drejtave të njeriut, Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi, e cila ka qenë e angazhuar në ekipet që hulumtuan dhe dokumentuan krimet në Bosnje (1994), në Kosovë (1999) dhe në Maqedoninë e Veriut (2001), ka mbështetur publikisht kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në profilin e saj të rrjetit social Facebook, ajo shkruan në gjuhën shqipe:
Unë mbështes propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë!
(Kosova Sot Online)
