KPK: Deklaratat e Kurtit mund ta rrezikojnë jetën e prokurorit

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 18:57
KPK: Deklaratat e Kurtit mund ta rrezikojnë jetën e prokurorit

Ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas ricaktimit të masës ndaj të dyshuarit për vepra terroriste, Dejan Pantiq, ka reaguar  Këshilli Prokurorial i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas lirimit nga paraburgimit të Pantiqit në arrest shtëpiak, Kurti ka pyetur se si mund të dërgohet në arrest shtëpiak i dyshuari për terrorizëm.

Ndaj kësaj deklarate, KPK është shprehur thellësisht i shqetësuar.

“KPK vlerëson që reagimet e tilla të Kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij janë tendencë për ndërhyrje në punët dhe pavarësinë e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. Po ashtu, KPK shpreh indinjatën e thellë me kërkesën e Kryeministrit Kurti për t’u informuar me emrin e prokurorit i cili ka bërë kërkesë për ndërrimin e masës ndaj të pandehurit Pantiq, nga se kjo përveç që ndikon në punën e pavarur të prokurorit, mund të nxitë edhe reagime që do mund të rrezikojnë jetën e tij”, thuhet në reagim. 


(Kosova Sot Online)