Ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e Pantiqit paraqiten grafite

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 19:20
Ndaj gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e Pantiqit paraqiten grafite

Kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, të cilët morën vendimin në rastin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, në objektin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë shkruar grafite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjyqtari pas propozimit të prokurorit ka marrë vendim që ish-policit që dyshohet për sulm në zyrat e KKZ-së që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë ditës ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur habinë ndaj këtij vendimi. Ndërkaq, një vendim të tillë e kanë mirëpritur nga Bashkimi Evropian.

Pas vendimit për arrest shtëpiak, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është mirë të largohen barrikadat

(Kosova Sot Online)