'Ndizet' biri i Pantiqit: Kjo është një fitore për neve

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 20:00
'Ndizet' biri i Pantiqit: Kjo është një fitore për neve

Pas lirimit të babait të tij nga paraburgimi në arrest shtëpi,  ka folur djali i Dejan Pantiqit, ish-policit që dyshohet për vepra terroriste, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lirimin e të atit, ai e ka përshkruar si fitore të madhe për Serbinë, duke thënë se shpreson për një zgjidhje për situatën e krijuar në Kosovë.

“Sot, pas tre javësh, një lajm vërtet i mirë për ne. Nuk është ky fundi, babai im është në arrest shtëpiak, por ajo ishte një situatë që ne nuk e njihnim  dhe nuk dinim çfarë po i ndodh… do t’i shkojmë deri në fund procesit, derisa liria e tij të jetë e plotë”, ka thënë Predrag Pantiq në një paraqitje për TV Prva.

Ai ka thënë se nuk ka ende informacione se kur do të arrijë babai i tij në shtëpi, por ka thënë se shpreson që të jetë sonte. 

(Kosova Sot Online)