Reagon Presidentja Osmani: Prokurori që e ka dhënë propozimin për lirimin e Pantiqit duhet të japë arsyetime

  • S.A /
  • 29 December 2022 - 08:42
Reagon Presidentja Osmani:  Prokurori që e ka dhënë propozimin  për lirimin e Pantiqit duhet të japë arsyetime

Presidentja e të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar vendimin për  lirim në arrest shtëpiak të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, duke thënë se prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime, transmeton "Kosova Sot Online".

“Si presidente e Kosovës, jam informuar për këtë vendim kur jeni informuar edhe ju sepse vendimet e institucioneve të drejtësisë asnjëherë s’i  kam ndikuar, asnjëherë nuk do t’i ndikoj dhe asnjëherë nuk do të interferoj se si duhet të jenë ato”.

“Por, si është e mundur që dikush që është i akuzuar për terrorizëm, të kaloj nga paraburgimi në burgim shtëpiak, prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se do të kërkojë shifra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shifra të sakta, për raste të terrorizmit se cili është dënimi më i ulëti, më i larti dhe a ka pasur raste të tjera kur dikush është liruar në burgim shtëpiak, përkundër faktit se akuzohet për terrorizëm.

(Kosova Sot Online )