Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 09:46
Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se mirëpret masat e marra për uljen e tensioneve në Veri të Kosovës, duke përfshirë edhe largimin e barrikadave, përcjell "Kosova Sot Online".

Në komunikatë thuhet se Ziadeh thekson së është e rëndësishme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, Kosovë -Serbi.

“Caroline Ziadeh mirëpret të gjitha masat për të ulur tensionet në veri të Kosovës, duke përfshirë heqjen e barrikadave. Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e popullit të Kosovës në të gjitha komunitetet”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

“Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe rifillimit të bisedimeve për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve pa vonesë”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)