Kosova i dërgon dhurata presidentit amerikan

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 11:37
Kosova i dërgon dhurata presidentit amerikan

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, i kanë dërguar dhurata për fundvit presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe zonjës së parë, Jill Biden, raporton "Kosova Sot Online".

Kjo shoqatë i ka dërguar veshjen nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe presidentit amerikan.

Ndërsa, zonjës së parë i është dërguar një komplet veshje për femra.

Kryetari, Agim Rexhepi ka treguar se Joe Bidentit i ka dërguar një letër përshëndetëse dhe urimi për festat e fundvitit.

(Kosova Sot Online)