Deputeti gjerman: Situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm, vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 12:04
Deputeti gjerman: Situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm, vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, ka thënë se situata në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon që të ketë veprime të menjëhershme, përcjell "Kosova Sot Online".

Abraham ka shtruar edhe pyetje se çfarë është duke bërë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell lidhur me këtë situatë.

Tutje,  Abraham ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet t'i bëjë presion Beogradit.

Përveç kësaj, deputeti gjerman ka shkruar se "Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme".

‘Situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. De-përshkallëzimi është rendi i ditës. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit”, ka shkruar Abraham.

(Kosova Sot Online)