Në lagjen e boshnjakëve KFOR-i vendoset pranë barrikadave

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 12:45
Në lagjen e boshnjakëve KFOR-i vendoset pranë barrikadave

Në Lagjen e Boshnjakëve dy vetura të KFOR-it italian janë vendosur afër barrikadave, përcjell "Kosova Sot Online".

Përveç barrikadës së vendosur afër pikës kufitare në Merdarë në anën e territorit të Serbisë, e cila është larguar, asnjë barrikadë në veri, nuk është larguar edhe pse ishte paralajmëruar largimi i tyre .

Kurse, kamionët e vendosur si barrikadë në urën te vendi “Shkëmbi i Dukës” janë djegur.

(Kosova Sot Online)