Blick: Cila do të ishte detyra e ushtarëve zviceranë nëse serbët do të pushtonin Kosovën?

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 13:12
Blick: Cila do të ishte detyra e ushtarëve zviceranë nëse serbët do të pushtonin Kosovën?

Situata e tensionuar në kufirin me Serbinë mund të bëhet e rrezikshme për ushtarët zviceranë në Kosovë, shkruan Blick.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë të larta. Pasi Serbia e vuri ushtrinë në gatishmëri. Kosova mbylli pikën e tretë kufitare në Podujevë. 195 anëtarët e ushtrisë zvicerane të Swisscoy, i cili mbështet forcën e sigurisë të udhëhequr nga NATO, KFOR në Kosovë, janë gjithashtu të prekur nga konflikti, shkruan Blick.

Daniel Seckler (33), zëdhënës i medias në Swissint, tha për Blick se situata është e tensionuar në veri, por në krejt Kosovën situata është e qetë.

“Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se situata në këtë pjesë të vendit është e brishtë dhe aktualisht e tensionuar. Përkundër kësaj, situata në Kosovë në përgjithësi mund të konsiderohet e qetë dhe stabile në shumicën e pjesëve të vendit, falë dislokimit të KFOR-it” – tha Seckler.

Ushtarët zviceranë janë të armatosur me pistoleta ose pushkë sulmi dhe spërkatës për vetëmbrojtje. Nëse situata do të përshkallëzohej dhe Serbia do të pushtonte Kosovën, nuk do t’i takonte zviceranëve të mbronin Kosovën, shkruan Blick.

Seckler thekson: “Siguria e ushtarëve ka prioritetin më të lartë dhe ka përparësi ndaj nevojave operacionale”.

(Kosova Sot Online)