Bërnabiq vazhdon me propagandë: Nuk është fundi i provokimeve të Kurtit

  • E.k /
  • 29 December 2022 - 13:27
Bërnabiq vazhdon me propagandë: Nuk është fundi i provokimeve të Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka propaganduar duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i vazhdojë siç thotë ajo “provokimet”., përcjell "Kosova Sot Online".

Bërnabiq, beson se bashkësia ndërkombëtare do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti. dhe t’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

(Kosova Sot Online)