Gazetari britanik për gjendjen në veri: Kriza duket sikur ka mbaruar

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 13:41
Gazetari britanik për gjendjen në veri: Kriza duket sikur ka mbaruar

Gazetari britanik, Tim Judah, ka reaguar për situatën dhe zhvillimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe shprehjen e gatishmërisë nga Beogradi për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Judah ka shkruar se me heqjen e barrikadave, me arrestin shtëpiak të ish-policit Dejan Pantic, dhe me hapjen e kufirit në Merdare, sipas tij kriza ka përfunduar.

Judah,ka thënë se kriza e fundit në veri të  Kosovës ka qenë një nga më të rrezikshmet në gjithë vitet e fundit.

“Barrikadat në veri të Kosovës po hiqen..kufiri në Merdare hapet sërish dhe ish-polici Dejan Pantic kaloi në arrest shtëpiak. Kriza duket sikur ka mbaruar…deri herën tjetër”, ka shkruar Judah.

(Kosova Sot Online)