Albin Kurti:Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 14:58
Albin Kurti:Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet e fundit dhe nisjes së heqjes së barrikadave gjatë ditës së sotme, raporton "Kosova Sot Online".

Kurti tha se ai të dielen ka deklaraur se largimi i barrikadave është çështje ditësh.

Po ashtu, kryeministri tha se serbët "Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato".

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)