KFOR: Të gjitha palët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 16:21
KFOR: Të gjitha palët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim

"KFOR-i mirëpret vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës", thuhet në komunikatën për media, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tyre heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

Ndërkohë kanë thënë se mbesin vigjilent dhe mund të ndërhyjnë nëse është e nevojshme bazuar në mandatin e tyre.


“ Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot Online)