Pse Shqipëria nuk vendos kufizime për udhëtarët që vijnë nga Kina

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 17:22
Pse Shqipëria nuk vendos kufizime për udhëtarët që vijnë nga Kina

Pas shpërthimit të infektimeve të Covid-19 në Pekin, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke u përpjekur të gjejë një qëndrim të përbashkët në mënyrën e trajtimit të udhëtarëve që vijnë nga Kina. E para ishte Italia e cila vendosi të rikthejë kontrollet anti-Covid.

Rreth 50%  e udhëtarëve kinezë që kanë hyrë në Itali, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kështu në këto ksuhte, Italia u detyrua të rikthejë testet e detyrueshme të koronavirusit.

Nën frikën e një valë të re të infektimeve, Berlini, Parisi dhe Brukseli po tregohen më të kujdesshëm ndaj alarmit për zhvillimet e fundit në Kinë.

 Edhe pse situata e përhapjes së Covid-19  në Kinë qshtë alarmante, Shqipëria nuk do të ketë asnjë kufizim për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.


(Kosova Sot Online)