Ja kush e paralajmëron Vuçiqin që t'i ndal veprimet e rrezikshme në Kosovë

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 21:02
Ja kush e paralajmëron Vuçiqin që t'i ndal veprimet e rrezikshme në Kosovë

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, grupi i hakerëve “Anonymous” e ka lëshuar një paralajmërim ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky grup përmes një video-mesazhi e ka paralajmëruar Vuçiqin se në rast se ai nuk i ndalon aktivitetet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të mbetet pa mbështetje.

“Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë si kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë”.

“Anonymous nuk është një grup i vogël i pafuqishëm i njerëzve për ta injoruar. Ne jemi të organizuar, globalisht aktivë, kolektiv i individëve me mendësi të njëjtë dhe mesazhi ynë do të jetë i qartë”.

“Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, njerëzit e Kosovës nuk janë pa mbështetje”.

“Ne jemi Anonymous. Ne jemi Legjion. Ne nuk falim. Ne nuk harrojmë. Në prisni neve”.

Ata i janë referuar Vuçiqit si 'kukulla e Putinit'.

(Kosova Sot Online)