Pse Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura!

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 20:53
Pse Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura!

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë ende të mbyllura, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto dy pika vazhdojnë të jenë ende të mbyllura përkundër faktit se bllokadat në rrugët që shpien tek këto dy pika kufitare kanë nisur të hiqen nga vetë grupet kriminale që i vendosen.

Ndërsa, pritjet në pikat e tjera kufitare vazhdojnë të jenë të vogla, ku pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa për të dalë deri në 20 minuta.
Kurse, pritjet për të hyrë e për të dalë tek pika kufitare në Merdarë nevojiten 3 deri në 5 minuta.

(Kosova Sot Online)