Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 07:58
Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe sot, përcjell "Kosova Sot Online".

Dje janë larguar barrikadat të cilat ishin vendosur në veri.

Në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as për të hyrë në Kosovë dhe as për të dalë nga Kosova.

Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut.

(Kosova Sot Online)