Mësoni se si do të jetë moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 08:07
Mësoni se si do të jetë moti sot në Kosovë

"Prishtina Weather" ka njoftuar se sot në Kosovë moti do të mbajë me diell dhe se do të ketë vransira kalimtare, shkruan "Kosova Sot Online".

Ndërsa, nesër moti do jetë kryesisht me diell dhe vransira kalimtare, ku në vendet në ultësira pritet të ketë mjegull.

30.12 - Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Në ultësira mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

31.12 - Kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit ngrica, e përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

1.01.2023 - Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave. Në pjesët tjera kryesisht me diell.

2.01 - Kryesisht me diell. Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave.

Temperaturat vazhdojnë të luhaten në vlera më të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet mund të zbresin edhe deri në -2C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 10C e 11, apo edhe 12C ditëve të para të vitit 2023. Mirëpo në pjesët ku mjegulla mund të mbetet edhe ditën, vlerat maksimale, do të jenë ndjeshëm më të ulëta.

Kryesisht dominojnë qetësitë gjatë kësaj periudhe kohore, mirëpo herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)