Vajza e Jakup Krasniqit emocionon në rrëfimin për fëmijërinë larg babait të saj në luftë

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 08:24
Vajza e Jakup Krasniqit emocionon në rrëfimin për fëmijërinë larg babait të saj në luftë

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka folur për fëmijërinë, dhe për atë se si ajo e mban mend babain e saj, kur ajo ishte e vogël, përcjell "Kosova Sot Online".

Krasniqi foli edhe për periudhen e luftës, se si e lëshuan fshatin kur kanë hyrë forcat serbe.

Ajo tregoi se gjatë kohës së luftës nuk kanë pasur shumë informacione për Jakup Krasniqin, duke treguar se ishin shumë të frikësuar për jetën e tij.

“Unë i kam pas pesë vjet kur ai shkoi në luftë. Meqë babai ishte ushtari i parë që doli pa maskë dhe pa nofkë familja ishte atakuar dhe ishim vazhdimisht në ikje nga një fshat në fshatin tjetër”, ka thënë ajo.

“E mbaj mend një pjesë të shkurtër para se të shkonte në Konferencën e Rambujesë. Mami na tha, keni me taku babin, ama nuk duheni me përqafu – që mos me ditë që jeni vajzat e tij – ne i premtuam se do të qëndrojmë mirë, por kur e pamë babin nga larg, nuk e mbajtëm premtimin dhe vrapuam në drejtim të babit dhe e përqafuam”.

“Ishim shumë të trembur për jetën e tij. E mbaj mend, më 1999, në shtator kur unë e kam ditëlindjen, një ditë përpara mami me tha se babi do të vjen. Të nesërmen në fshatin ku ne ishim, hynë forcat serbe, ne u detyruam ta lëshonim fshatin. Unë fillova me qa, dhe i thoja mamit babin kanë me vra, se ai vjen pasi nuk e di që kanë hy forcat serbe”.

(Kosova Sot Online)