Leposaviq: Një person raporton se dy të maskuar e kanë sulmuar dhe ia kanë hequr targat

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 09:32
 Leposaviq: Një person raporton se dy të maskuar e kanë sulmuar dhe ia kanë hequr targat

Një person në Leposaviq ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar, shkruan "Kosova Sot Online".

Ankuesi ka treguar se këta persona me maska ja kanë hequr edhe targat e veturës së tij.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Leposaviq 28.12.2022 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)