Persona të maskuar i lyejnë makinat me benzinë, digjen makinat e biznesmenit

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 10:13
Persona të maskuar i lyejnë makinat me benzinë, digjen makinat e biznesmenit

Dy persona me maska ja kanë vënë flakën makinave të një biznismeni në Vlorë, duke i lyer me benzinë, përcjell "Kosova Sot Online".

Këta persona të maskuar janë shfaqur me bidona me benzinë në duar, ku janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Makinat kanë qenë në pronësi të biznesmenit Zamir Kormuzi në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Biznesmeni, Zamir Kormuzi dyshon për zjarrvënie për shkak të konkurrencës.

(Kosova Sot Online)