Deçan: Një grua rrahet nga bashkëshorti dhe kunati i saj

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 10:27
Deçan: Një grua rrahet nga bashkëshorti dhe kunati i saj

Një grua në Deçan ka raportuar në Polici se është rrahur nga bashkëshorti dhe kunati i saj, shkruan "Kosova Sot Online".

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari bashkëshorti është dërguar në mbajtje”.

(Kosova Sot Online)