Ministri i Mbrojtjes së Serbisë për largimin e barrikadave: Kemi arritur një fitore të vogël diplomatike

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 10:39
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë për largimin e barrikadave: Kemi arritur një fitore të vogël diplomatike

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, për largimin e barrikadave në Veri të Kosovës, tha se kanë arritur një fitore të vogël diplomatike, përcjell "Kosova Sot Online".

Vuçeviç po ashtu, foli edhe për kthmin e ushtrisë dhe polcisë serbe në Kosovë.

Vuçeviç u shpreh edhe pse nuk është optimist për këtë gjë, por siç tha ai shpreson që një ditë të krijohen kushtet për të ndodhur një gjë e tillë.

“Duhet të jemi të kënaqur, por jo tepër, sepse ende nuk është e lehtë jeta për serbët në Kosovë, nyja në Kosovë nuk është zgjidhur. Askush nga ne nuk ka iluzionin se gjithçka zgjidhet me këtë, por mendoj se kemi arritur një fitore të vogël diplomatike”, ka pretenduar ministri në një intervistë për televizionin serb, Tv Happy.

“Nuk jam optimist, por shpresoj se një ditë do të krijohen kushtet për kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë sonë në Kosovë”, ka shtuar Vuçeviç.

(Kosova Sot Online)