Kështu dukej Fushë Kosova para 23 vitesh

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 11:04
Kështu dukej Fushë Kosova para 23 vitesh

Janë publikuar disa pamje të qytetit të Fushë Kosovës para 23 vitesh, shkruan "Kosova Sot Online".

Në këto pamje shihet se në atë kohë Fushë Kosova ishte shumë më ndryshe, se sa tani që është e mbushur me banesa dhe lokale të ndryshme.

Samir Shahini, një drejtor komunal në Fushë Kosovë, ka publikuar pamjet e Fushës Kosovës, ku dukej shumë më ndryshe krahasuar me ditët e sotme.

“Fushe Kosova ne vitin 1999. Hyrja nga Bresja e deri ne daljen per Prishtine. Shijojini pamjet. Qfarë ndryshimi”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)