Shtëpisë së një polici i vihet tritol

  • E.K /
  • 30 December 2022 - 11:18
Shtëpisë së një polici i vihet tritol

Policia ka njoftuar se sot në mëngjes shtëpisë së një efektivi të policisë në Shkodër i është vënë tritol, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Policisë thuhet se vetura e tij është dëmtuar dhe banesa ka pësuar dëmtime të lehta.

Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(Kosova Sot Online)